Gashi rikthehet te goli me Baselin (Video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

shGashiShkëlzen Gashi më në fund rikthehet te goli me Baselin duke shënuar në ndeshjen e fituar 3-1 kundër Thun në kampionat. Sulmuesi shqiptar e ka nisur ndeshjen nga stoli dhe është aktivizuar vetëm në minutën e 74-t. Pas 5 minutash nga hyrja e tij në lojë, Basel fiton një 11-metërsh që merr përsipër ta ekzekutojë Gashi i cili fillimisht gabon por pas tentativës së parë të ndalur nga portjeri, arrin ta shtyjë topin në rrjetë duke i dhuruar golin e qetësisë skuadrës së tij, 10 minuta para përfundimit të takimit. Ndeshje pozitive për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare që më në fund rikthehet te goli pas disa ndeshjes pa shënuar. Për Gashin ky ishte goli i dytë i shënuar në këtë kampionat.

Në vijim ju sjellim edhe videon e golave të shënuar gjatë ndeshjes:

S'KA KOMENTE

Comments are closed.