Gashi shënon eurogol (video)

0
SHPËRNDAJE

Duket se roli i ri si mesfushor fantazist, direkt mbas sulmit po i përshtatet më mirë lojtarit të Kombëtares shqiptare, Shkëlzen Gashi, i cili gjatë ndeshjes së Colorado Rapids në Los Angeles ndaj Galaxy, gjeti më tepër hapësira duke rrezikuar disa herë me goditje nga distanca derisa në ’51 gjeti edhe trekëndëshin e portës kundërshtare duke shënuar një gol të bukur, i katërti për të në kampionatin amerikan (MLS). Meksikani dos Santos barazoi në ’62 ndërsa te Galaxy u aktivizuan emra si britaniku Gerrard e hollandezi de Jong. Në fund një pikë shumë e vlefshme për Rapids që ruajti distancën me vendin e tretë që mbahet nga Galaxy.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.