Gashi shpallet “Mërgimtari i Vitit në Sport”: Ndihem shumë i nderuar

0
SHPËRNDAJE

shGashiSulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Shkëlzen Gashi, njëkohësisht edhe shënuesi më i mirë në Superligën zvicerane, është nderuar me mirënjohur nga Ministria e Diasporës së Kosovës. Ai është nderuar me mirënjohjen “Mërgimtari i Vitit për Sportin” nga ministri i Diasporës, Valon Murati, në një ceremoni të organizuar në ambientet e pishinës së Gërmisë. “Ndihem shumë i nderuar që kam marrë këtë vlerësim për kontributin tim në sport, nga Ministria e Diasporës në Kosovë”, është shprehur edhe vetë Shkëlzeni në një postim në profilin e tij të Facebook-ut. Gashi është element i rëndësishëm, jo vetëm për Bazelin, por edhe për Kombëtaren Shqiptare. Një futbollist i përsosur, gë që po dëshmon në çdo ndeshje përmes lojës së tij, teksa me Baselin është në sfidat e Champions League.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.