Gati pasaporta e Kosovës për lojtarin e Kombëtares shqiptare

0
SHPËRNDAJE

Gerti Shima
Shima kur luante te Bashkimi i Prizrenit

Basketbollisti i Kombëtares shqiptare, Gerti Shima pritet të marrë pasaportën kosovare ditët në vijim, ndërkohë që ai aktivizohet me skuadrën e Sigal Prishtinës. Lajmin e raportojnë mediat kosovare, që konfirmojnë se gjatë ditëve në vijim një nga lojtarët më të mirë të basketbollit shqiptar pritet të marrë nënshtetësi kosovare. Por duket se kjo lëvizje nuk ka të bëjë me “braktisjen” e Kombëtares kuqezi nga Shima, por gjithçka bëhet për një arsye tjetër (Gerti është një nga titullarët e kombëtares kuqezi në Eurobasket 2017).

Shtatlarti shqiptar, në ndeshjet e Ligës Ballkanike, konsiderohet si lojtar i huaj dhe, për këtë arsye, nuk ka mundësi aktivizimi të shpeshtë. Te Sigal Prishtina janë edhe 4 lojtarë amerikanë, një bullgar, një suedez, ndaj ata luajnë me radhë në ndeshjet ndërkombëtare. Për këtë arsye, për të bërë të mundur aktivizimin e rregullt të Shimës po tentohet që ai të marrë edhe nënshtetësi kosovare. Gerti pritet të jetë 100% kosovar në ndeshjet e play off-it në Ligës Ballkanike, duke patur kështu një vend fiks në ekipin e Sigal Prishtinës./Gazeta Tribuna

S'KA KOMENTE

Comments are closed.