Gattuso i nxjerr karton të kuq …vetes

0
SHPËRNDAJE
Loading...

13006595_1753978641554959_1949460525873151021_n-900x444
Duke dale nga loja

Duket se do te jete e veshtire, per te mos thene e pamundur per trajnerin Gennaro Gattuso, te kaloje nje ndeshje futbolli pa patur brenda polemika. Pas shfrenimeve te ndryshme neper konferenca shtypi e intervista, pas shpulles se dhene asistentit pak dite me pare, tani vjen edhe kjo.

Ne takimin Pisa-Pontedera te perfunduar 1-1, kur vendasit gjendeshin ne disavantazh te nje goli, nje lojtar i Pisas rrezohet brenda zone dhe Gattuso i bindur qe ishte penallti per ekipin e tij, la fushen e lojes pasi gjyqtari vazhdoi takimin.

“Thjesht ika. Nuk me nxorri njeri me karton por i dhashe vetes kartonin e kuq. Ajo ishte penallti e qarte si drita e diellit. Kur jam gabim, jam gabim por jo kete here. Nuk jam budalla,” – tha ai me vone, duke dhene shenja qe vazhdonte te ishte i nxehur me ate episod.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.