Gava-Toçi firmosin me Bylis

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSuperiorja/ Bylis vazhdon përgatitjet për sezonin e ri që po afron. Ballshiotët po punojnë fort tashmë për të afruar lojtarë cilësorë për të arritur synimet e tyre në Superligë. Dy goditjet më të fundit të tyre janë mesfushorët elbasanas, Mateos Toçi dhe Orgest Gava. Të dy këta lojtarë në sezoninne kaluar ishin pjesë e Elbasanit, por pas rënies së verdhebluve një kategori më poshtë janë larguar prej ekipit. Ashtu si Gava dhe Toçi kanë nënshkruar kontrata për një sezon, me opsion edhe për një vit tjetër. Të dy këta lojtarë luajnë si mesfushorë qëndrorë.

Mateos Toçi
Mateos Toçi

S'KA KOMENTE

Comments are closed.