Gazetarët nga Kosova të indinjuar me FSHF-në

0
SHPËRNDAJE

Shqiptaria/ Bordi i Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Kosovës shpreh indinjatën e thellë ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), për trajtimin që i bëhet gazetarëve sportivë nga Kosova për ndeshjet e kombëtares.
image
“Janë vërejtur dukuri injoruese ndaj gazetarëve sportiv nga Kosova, por ne i tërheqim vërejtjen FSHF-së se kjo ky qëndrim duhet ndryshuar urgjentisht dhe të mos bëhen ndarje të tilla aq më tepër për rolin që ka luajtur gazetaria sportive e Kosovës rreth sensibilizimit të ekipit kombëtar. Shqetësimi ynë ka të bëjë me akreditimet për ndeshjet e kombëtares të cilat nga FSHF-ja pajisja e tyre për mediat në Kosovë çdo ditë e më shumë po bëhet më i vështirë. Ky qëndrim duhet të ndryshojë urgjentisht për ndeshjen historike e cila zhvillohet me 8 tetor 2015 në Elbasan ndërmjet Shqipërisë e Serbisë. I bëjmë thirrje FSHF-së të ketë afrime konstruktive dhe t’i mundësojë akredimin e plotë të gjithë gazetarëve nga Kosova dhe të sigurohet trajtim i njejtë sikurse gazetarëve në Shqipëri, apo edhe atyre të huaj kur kombëtaret e tyre luajnë ndaj Shqipërisë”, thotë SHGSK.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.