Gazetari shkodran përkrah trajnerin e Vllaznisë: I drejti shtypet gjithnjë në Shqipëri

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Gazetari i TV1-Channel, televizion lokal në Shkodër, Klodian Zhivani, me anë të një statusi nëpërmjet rrjetit social “Facebook”, mbështet trajnerin e Vllaznisë Armando Cungu, teksa thekson se i drejti shtypet gjithnjë në Shqipëri.

“Shembulli i profesor Armandos është dëshmia se si i drejti në Shqipëri shtypet.

Profesionistin, njeriun serioz, korrekt dhe punëtor po e rrëzojnë disa persona që nëse arrijnë që të shkruajnë emrin e tyre pa gabime bëjnë festë 1 muaj rresht

Forca Profe”,-thekson, gazetari i TV1-Channel në Shkodër, Klodian Zhivani. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.