Gega përmirëson rekordin kombëtar

0
SHPËRNDAJE

13241118_10206318222341107_2135885805307786954_n
Luiza Gega

Nëse Shqipëria ka një sportiste me rezultate të qëndrueshme dhe rezultative në rang kombëtar e ndërkombëtar, ajo është padyshim Luiza Gega që njëkohësisht merr shumë më pak vëmendje sesa meriton nga mediumet dhe shtypi ynë sportiv.

Në vazhdën e rezultateve të saj të shkëlqyera, Gega sapo përmirësoi rekordin e vet kombëtar të garës në 3000 metra duke e përfunduar në 8.53.78, 16 sekonda më mirë nga rekordi i mëparshëm i vendosur po nga vetë ajo me 9.09.74.

Luiza Gega po vazhdon përgatitjet intensive për garat e ardhshme por sidomos për Lojërat Olimpike të Rios që zhvillohen këtë verë.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.