Genc Tomorri jep dorëheqjen

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Partizani / Genc Tomorri jep dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Partizanit menjëherë pas humbjes 1-3 të të kuqve ndaj bullgarëve të Botev Plovdviv. 57-vjecari deklaroi pas sfidës së “Selman Stërmasit” se ndihet përgjegjës për këtë paraqitje zhgënjyesë të 15 herë kampionëve të Shqipërisë e sheh të arsyeshme të heqë dorë nga detyrat që ka.

Në fakt prej kohësh në klubin e kuq si Drejtor i Përgjithshëm artikulohet emri i Luciano Moxhit që fillimisht u prezantua si këshilltari i presidentit Demi. Edhe vetë Starova në prononcimet zyrtare është shprehur se personi përgjegjës për merkaton dhe strategjinë e klubit është ish-drejtuesi i lartë i Juventusit dhe kjo është arsye më shumë që e ka shtyrë Tomorin për të dhënë dorëheqjen.

Për sa i përket të ardhmes së tij te Partizani Tomori u shpreh se mund të qëndrojë si drejtues në akademinë e Partizanit, por më parë për këtë cështje do të konsultohet me presidentin Demi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU