Gennaro Gattuso dëshira për menaxher tek gjigandët anglezë

0
SHPËRNDAJE

Gennaro Gattuso

“Unë do të shkoja në Manchester United, nëse do të më ofronin punë!”

Ish mesfushori I Italise dhe I Milanit Gennaro Gattuso,  ka zbuluar dashurinë e tij për futbollin anglez dhe pretendimet se ai edhe ai I ka syte në Kampionatin Anglez duke zbuluar dëshirën e tij për të menaxhuar Manchester United.

38-vjeçari, i cili aktualisht menaxhon Lega Pro Pisa, fitoi dy tituj të Serie A dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve në 13 vitet e tij në Milan, gjithashtu ai drejtoi Italinë në lavdinë e Kupës së Botës në vitin 2006.

Gattuso pranon se dashuria e tij për futbollin anglez është aq e madhe saqë ai ka regjistruar ndeshjet e kampionatit dhe beson se Premier League është liga më e mirë në botë.

“Unë dëshiroj të shkoj  atje. Unë do të mund të shkoja edhe nesër “, ka thënë Gattuso për The Sun në lidhje me një transferim të mundshëm te United.

“[Sir Alex] Ferguson më ka respektuar gjithmonë mua – dhe unë e kam admiruar gjithmonë Premier Ligën e cila për mua është liga me e mirë në botë.

“Në Itali, ne jemi mjeshtra taktike, por në Angli lojtarët kanë një forcë të madhe në këmbët e tyre.

“Mua më pëlqen të shoh kampionatin, pasi në këto lojëra, unë shoh dashurinë e vërtetë që njerëzit në Angli kanë për futbollin. Ata jetojnë për futbollin”.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.