Genoa “shfryn” Milanin, vendos goli i një shqiptari (Video)

0
SHPËRNDAJE

Serie A

Genoa-Milan 1-0

Shënues: Dzemaili 10′

Genoa: E. Lamanna, S. De Maio, N. Burdisso, G. Marchese, D. Figueiras, T. Rincón, B. Xhemaili, D. Laxalt, D. Capel, L. Pavoletti, D. Perotti

Milan: Lopez; Calabria, Zapata, Romagnoli, De Sciglio; De Jong, Montolivo, Bertolacci; Bonaventura; Luiz Adriano, Balotelli.
image

Pas fitores të arritur ndaj Udineses pak ditë më parë, Milani i Mihajloviçit nuk ka arritur dot të mbajë ritmin e fitoreve duke humbur ndaj ekipit të Genoas me rezultatin 1-0. Një ndeshje disi e vakët nga ana e kuqezinjve, që mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Romagnolit në pjesën e parë. Mbrojtësi merr dy kartonë të verdhë brënda 20 minutash, duke lënë ekipin e tij me një lojtar më pak. Goli i Blerim Dzemailit në minutën e 10′ ishte goli me vlerë 3 pikët për ekipin e Genoas. U mendua se kjo do të ishte një ndeshje shumë e hapur, por ky gol ishte i vetëm për këtë sfidë. Kuqezinjtë tentuan me Balotellin dhe Adrianon, por ishte e pamundur të gjenin rrugën e rrjetës. Një ndeshje për t’u harruar sa më shpejt kjo e Milan, pasi kampionati është ende i gjatë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.