Gentian Muça rikthehet tek Tirana

0
SHPËRNDAJE
Loading...

imageSuperiorja/ Gentian Muça rikthehet tek Tirana! Është ky lajmi që i ka gëzuar të gjithë në kampin bardheblu, të cilët tashmë e shohin të kompletuar edhe repartin e prapavijës. Mbrojtësi Muça ishte pjesë e Kukësit për një periudhë 2 mujore, teksa u aktivizua në eliminatoret e Europa League, dha pas përfundimit të kësaj aventure lojtari ka qënë në dyshime për të qëndruar tek kuksianët, apo të rikthehej tek Tirana, ekip ku ai u aktivizua edhe sezonin e fundit.
image
Tashmë dilema ka marrë fund dhe Gentian Muça ka vendosur të rikthehet tek bardheblutë, aty ku është edhe një beniamin i tifozëve. Ai ka gjetur sërisht gjuhën e përbashkët ke presidentin Halili, dhe ditën e sotme do të bashkohet me ekipin. Sajti jonë kishte informacione se lojtari ka dëshiruar të qëndrojë tek Kukësi, por me sa duket tashmë ka zgjedhur Tiranën, edhe pse me parëkishte deklaruar se shpresonte të vazhdonte dashurinë e verës. Duket se Muça ka bërë një zgjedhje zemre në fund.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.