Gentjan Mezani: Fusha e keqe na penalizoi

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Gentjan Mezani është dukur disi i mërzitur pas humbjes ndaj Korabit. Sipas tij ndikoi shumë fusha e keqe, dhe nuk e priste këtë humbje. Ja deklarata e tij për SuperSport:

“Ishte thjesht një ndeshje, duhet të shohim përpara. Nëse fitonim, ishin 3 pikë sigurie, ndërsa tani është futur në lojë Korabi.”

“E kishim vlerësuar ndeshjen, por terreni nuk na ndihmoi dhe na e vështirësoi shumë punën.”

“Pësuam një gol për një gabim të portierit, por nuk i vë faj, sepse ka qenë mjaft mirë në ndeshje të tjera.”

“Në një fushë të tillë nuk mund të prisnim shumë, por nuk e menduam që do të gabonim. Gjithsesi, fusha nuk duhet të shërbejë si justifikim.”

S'KA KOMENTE

Comments are closed.