Gentjan Mezani: Ne kemi gabuar, tani do gabojnë të tjerët

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Gentjan Mezani i gëzohet fitores së Flamurtarit të tij ndaj Luftëtarit në shtëpi. Tekniku vlonjat ndjehet i lehtësuar pas tensionit që e përfshiu ekipin pas disfatës ndaj Besëlidhjes në Kupë.

Ky është prononcimi i tij për “Gol pas Goli”:
Nga Besëlidhja te Luftëtari…

“E thashë edhe pas ndeshjes me Besëlidhjen. Në atë takim e nënvlerësuam kundërshtarin, kurse sot vendosëm zemrën në fushë dhe me cilësitë që kemi e fituam ndeshjen. Psikologjikisht ishim jo mirë pas humbjes, por sot treguam forcë dhe karakter.

Për të gjithë ne kjo ndeshje ishte e rëndësishme, për të treguar që nuk jemi ajo skuadër ndaj Besëlidhjes. Donim të tregonim që kemi cilësi dhe sot i shfaqëm. Ishim pak në tension pas Besëlidhjes, por sot jemi më të qetë e të kënaqur me këtë fitore”.

Problemet në mesfushë

“Sot ishte titullar Hyseni, një mesfushor i ri 20-vjeçar që luante ndeshjen e parë si titullar. Në pjesën e dytë ai dhe Neziraj e ulën ritmin. Te të dy u shfaq lodhja, ndaj u zëvendësuan. Kjo ishte arsyeja që deri në momentin e golit kundërshtari fitoi metra dhe na vuri nën presion”.

Fitoret nën presion

“Shpresoj që të përpiqemi gjithnjë mirë të bëjmë më të mirën në çdo ndeshje. Gabimet e shkuara duhet të na bëhen mësim, që të mos luajmë mirë vetëm kur jemi nën presion, por gjithnjë”.

Zeqiri

“Nuk më takon mua të flas, pasi është çështje që i takon lojtarit dhe drejtuesve. Ai është futbollist me cilësi, megjithatë është një vendim që nuk më takon mua”.

Gara për mbijetesë

“Lufta është e vështirë, por kjo është diçka e mirë për ne. Të gjitha ekipet janë nën presion dhe, sikurse kemi gabuar ne deri tani, mund të gabojnë edhe të tjerët”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.