Gerd Haxhiu: Stafi teknik i Kukësit krijon probleme artificiale me lojtarët

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Specialisti i futbollit në studion e emisionit “Rubrika Sportive” në RTSH, Gerd Haxhiu ka argumentuar momentin jo të mirë që po kalon Kukësi.

Sipas ish-trajnerit, problem te Kukësi është fakti që trajneri Milinkoviç u jep disa sinjale lojtarëve titullarë duke i lënë në stol direkt pas një paraqitje jo të mirë të tyre.

“Pas një ndeshjeje jo të mirë që bëri Zeqiri kundër Kamzës, u fol për një përjashtim të tij nga Kukësi. Po ashtu, Alla apo edhe Kërkotic u lanë në stol pas paraqitjeve të tyre jo të mira. Problemi është fakti se nëse Milinkovic do të rikthehet te këta lojtarë për t’i hedhur në fushë duhet të mendojë nëse do të duhet të mbështetet tek ata futbollistë. Kjo pasi trajneri i dëmton këta lojtarë nga ana psikologjike duke i lënë në stol direkt pas një paraqitje të dobët të tyre.

Ndaj mendoj se stafi teknik krijon probleme artificiale”, deklaroi Gerd Haxhiu në “Rubrika Sportive”.

Gerdi Haxhiu

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU