Gëzuar Vllazni, klubi më i vjetër në Shqipëri!

0
SHPËRNDAJE

Klubi i Vllaznisë feston sot 98 vjetorin e krijimit të tij, por në Shkodër, duket se e kanë ende mendjen te eliminimi nga Kupa apo përfshirja në luftën për mbijetesë në kampionat.

Nga kjo situatë, klubi shkodran nuk është kujtuar të festojë gjatë ditës së sotme këtë datë të shënuar, por është mjaftuar me një postim në faqen e internetit, ose më saktësisht me një urim që 100-vjetori të mos e gjejë me të njëjtat halle.

Për momentin, Vllaznia është një skuadër dhe tifozëri që sot po kalon momente të vështira, por që shumë shpejt do të kthehet aty ku i takon, në majat e futbollit tonë. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.