Gianni De Biasi flet për transferimin e Ajetit tek Torino në mediat italiane

0
SHPËRNDAJE
Loading...

GEPA_alb-debiasi-250316_a39dc_f_940x529-650x358
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi ka analizuar transferimin e Ajetit tek skuadra e Torinos e cila sipas tij është lëvizja më e zgjuar.

Trajneri i kuqezinjve i kontaktuar nga mediat italiane thekson se torinezët me Ajetin kanë bërë një goditje të rëndësishme.

“Drejtuesit e Torinos kanë bërë një lëvizje të zgjuar me Ajetin, që për nga karakteristikat, është një futbollit që i përshtatet filozofisë së klubit. Është shumë i zoti për t’i paraprirë në ndërhyrje kundërshtarit e sidomos në dyluftimet ajrore. Mund të jetë një vlerë e shtuar edhe në goditjet standarde. Di të mbrojë mirë, por është i rrezikshëm edhe në lojën sulmuese. E vetmja dobësi, absolutisht që mund të zgjidhet, është që kalon shumë shpejt në vetëkënaqësi për atë që bën. Ka nevojë për mbështetje që të japë maksimumin dhe ndonjë këshillë nga ana e Mihajlovic do t’i bëntë shumë mirë.”, u shpreh De Biasi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.