Gianni De Biasi, me sytë nga dyshja më produktive në botë

0
SHPËRNDAJE
Loading...

14991216_1741531462839571_520590174833540993_oShqipëria nuk do kalojë në aventurë në ndeshjen më të rëndësishme të kualifikueseve, për shkak se përballen me një rival direkt. Gianni De Biasi ka vendosur të hedhë në fushë një skuadër me modulin 4-1-4-1, ku i zakonshmi Kukeli do të bëjë katalizatorin midis reparteve.

Xhaka dhe Abrashi pritet t’i bashkëngjiten treshes që do ketë synim të parandalojë aksionet e kundërshtarit, të bëjë presing te çdo futbollist që ka topin në zotërim dhe mbi të gjitha të organizojë aksione të rrezikshme për të shënuar. Një trinom që deri tani ka treguar se është i aftë të përballojë me sukses këto detyra.

Ledian Memushaj, që shpeshherë ka qenë pjesë e qendrës së mesfushës, këtë herë do ketë një detyrë më sulmuese, duke luajtur si mesfushor i djathtë. Ai do të shfrytëzojë formën e mirë fizike dhe mbi të gjitha cilësinë që ka në krosime, që duhet të kenë në destinacion sulmuesin Bekim Balaj.

Ky i fundit pritet që të ketë si mbështetës më të afërt sulmuesin Azdren Llullaku. Lojtari që luan me Gaz Metan është golashënuesi më i mirë në Rumani, me 12 gola dhe duke i bashkangjitur me tetë të shkodranit që luan me Terek Groznin, formojnë dyshen më produktive në botë, sa u përket ekipeve përfaqësuese.

Një tregues i formës së mirë që po kalojnë lojtarët, edhe pse është e vështirë që t’i paralelizosh me sulmues që aktivizohen në kampionate më të vështira. Me këtë modul, bie në sy misioni i kuqezinjve të trajnerit De Biasi do jetë i njëjtë: Mbrojtje hermetike dhe synim për të pasur një efikasitet “vrastar” në ato raste që mund të krijojnë.

I vetmi dyshim sa i përket formacionit të Shqipërisë, lidhet me Odise Roshin si titullar. Nëse De Biasi vendos ta aktivizojë nga minuta e parë, mesfushori do të luajë në të djathtë, duke kaluar Llullakun në të majtë.

Ndërkohë, në stol do përfundonte njëri mes mesfushorëve Memushaj dhe Abrashi. Dje Roshi ka provuar të stërvitet me grupin, por vetëm sot De Biasi do të vendosë përfundimisht. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.