Gianni De Biasi në krye të Italisë?

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kombëtarja/ Vijon saga e çështjes për të ardhmen e Gianni De Biasit. Trajneri aktuali i Kombëtares së Shqipërisë është përfolur shumë se do të jetë trajneri i ardhshëm i Italisë, por konkurenca tashmë duket se është forcuar. Pas largimit të Contes, duket se Tavecchio kërkon një tjetër trajner punëtor, por në garë janë futur edhe Claudio Ranieri dhe Alberto Donadoni.  Megjithatë, për të tre ekzistojnë pengesa dhe ndërkohë presidenti i Lazios, Claudio Lotito këmbëngulm për Gianni De Biasin që t’a ketë në krye të Kombëtares “axurre”.

Gianni De Biasi
Gianni De Biasi

Aktualisht këshilltar në Federatën Italiane, presidenti Lotito ka një pushtet të madh në vendimmarrje dhe është e qartë që mund të ndikojë jo pak në zgjedhjen finale, por deri tani nuk ka pasur ende ndonjë bisedë zyrtare mes federatës e De Biasit, i cili e ka theksuar edhe vetë këtë gjë dhe ka sqaruar se mendja e tij është vetëm te Kampionati Europian.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.