Gianni de Biasi pranë një tjetër ekipi kombëtar

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Gianni De Biasi

Gianni de Biasi mund të ulet në stolin e Australisë pas largimit nga Shqipëria. Sipas burimeve të Sport News, trajneri italian, që vetëm në fundin e muajit të kaluar mbylli kontratën e tij me Shqipërinë mund të jetë trajneri i ardhshëm i kangurëve, që aktualisht janë në garë për një vend në Botërorin e Rusisë 2018.

De Biasi pëlqehet së tepërmi nga ana e presidentit të Federatës Australine të Futbollit, Steven Loëy dhe në rast se trajneri aktual Ange Postecoglou nuk arrin të kualifikoje Australinë direkt për në Botëror atëherë rrezikon shkarkimin. Sigurisht që marrëveshja nuk është e thënë të mbyllet shpejt pasi gjithcka do të varet nga ndeshjet eliminatore, me Australinë që aktualisht në Grupin B, me pikë të barabarta me Arabinë Saudite të vendit të dytë dhe një pikë pas Japonisë kryesuese, me të cilën do të luajë ndeshjen e ardhshme në transfertë. Sigurisht që australianët e kanë mundësinë e një vendi në play-off dhe nëse renditen të tretët, por kjo situatë mund të bënte që De Biasi të merrte menjëherë vendin e Postecolgu gjithmonë nëse do të arrihet një marrëveshje mes federatës australinë dhe trajnerit italian.

Rezultat me Shqipërinë kanë bërë që De Biasi të jetë i kërkuar dhe nuk do të ishte cudi që Australia të ishte ndalesa e tij e radhës, aq më tepër që në këtë vend ai mund të ketë mundësinë të cojë përpara një projekt të rëndësishëm me një kombëtare të një niveli gjithsesi të mirë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU