Gianni De Biasi: Të paktën deri më 31 tetor do të jem trajner i Shqipërisë

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja / Gianni De Biasi, trajneri i kombëtares sonë, ka folur me rastin e një evenimenti bamirësie që është zhvilluar në Milano: “Napoli-Juve? Ka qenë një ndeshje e madhe, e luajtur mirë nga të dy ekipet. Napoli-t i ka munguar vetëm goli i dytë, ndërsa bardhezinjtë kanë vuajtur pak për shkak të golit të shpejtë që kanë shënuar, janë ndier më shumë të qetë se duhet. Ndeshja e së mërkurës në Kupën e Italisë do të jetë një histori tjetër. Higuain? Ka shënuar shumë gola, nëse ndalet ndonjëherë vetëm sa bëhet më njerëzor, sepse shpesh duket si marsian”.

“Juventus po punon për të arritur në maksimumin e formës për ndeshjen e Champions League kundër Barcelona-s. Belotti? Po rritet dhe mund të përmirësohet akoma. Po fiton shumë eksperiencë. Nuk e di nëse do të ketë dëshirë të largohet, do ta shohim në vazhdim. Donnarumma? Është i jashtëzakonshëm, shumë i ri, një gabim mund t’i ndodhë kujtdo. Ka qetësinë e një veterani”, ka thënë De Biasi, që në fund ka folur edhe për ta ardhmen e tij: “Të paktën deri më 31 tetor do të jem trajner i Shqipërisë”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.