Gianni de Biasi: Tifozë e Interit qaramanë, Rizzoli është për ti hequr kapelen

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Gianni de Biasi mendon se tifozët e Interit po e teprojnë me ankesat e tyre pas sfidës së humbur kundër Juventusit.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi e pranon se Inter është ende në garë për vendin e tretë që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Por, De Biasi mendon se ka ardhur koha që të harrojnë ndeshjen e humbur ndaj Juventusit dhe të mos ankohen për gjyqtarin Rizzoli.

“Reagimi është i ekzagjeruar. Po flasim për Rizzolin i cili është një gjyqtar para të cilit duhet të heqim kapelen. Sigurisht gabimet e gjyqtarëve mund të ndodhin por nuk është ajo teori që gabimet ndodhin nga njëra anë dhe jo në tjetrën”, tha De Biasi për Radio 24.

“Unë gabime të gjyqtarëve i kam vuajtur gjatë gjithë karrierës time dhe nuk kam qëndruar duke u qaravitur, por duke parë përpara. Ka gjëra më të rëndësishme sot sesa të merresh me gjëra të tilla”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.