Gianni De Biazi: Drejtësia u vendos, e prisja këtë vendim

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Shqipëria/ Lajmi për marrjen e 3 pikëve nga CAS padyshim që i ka lumturuar të gjithë shqiptarët anembanë botës, të mëdhenje apo të vegjël. Vendimi i drejtë i dhënë ne favorin tonë padyshim që na jep premisa të mëdha për të shkuar në kampionatin europian “France 2016”. Këtë vendim të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv e ka komentuar edhe “strategu” i kësaj kombëtarje Gianni De Biazi. Trajneri italian me kombësi shqiptare në një lidhje telefonike për radio televizionin Ora News u shpreh:
image
“E prisja këtë rezultat prej kohësh. Ishte e vetmja mënyrë për t’u bërë drejtësi. Unë jam i kënaqur nga ky vendim. Për ne tani situata bëhet disi më e lehtë, por ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Mendoj se tani jemi më pranë kualifikimit, dhe ky tre pikësh mund të bëjë që lojtarët tanë të luajnë me më shumë kujdes, por ne tani duhet të luajmë më fort për të arritur objektivin që kemi.

Shanset tona për të shkuar në “Francë 2016″ janë të mëdha, por nuk ka kohë për të festuar, pasi kemi ende rrugë të gjatë përpara.”- u shpreh tekniku italian për Ora News.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.