“Gigi Buffon” i ri është te Milan

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Tre penallti të pritura dhe është vetëm 16 vjeç. Bëhet fjalë për Gianluigi Donnarumma, çunaku që i dhuroi Milanit trofeun Tim duke i pritur penalltitë dy lojtarëve të Sassuolos, Acerbit dhe Berardit por mos harroni që ka ndalur edhe Kroos të Real Madridit.

Në përgjithësi kryesoret e jetës së një 16 vjeçari janë shoqëria, vajzat, ndonjë xhiro me makinë apo motorr etj. Por për një djalë të veçante si Donnarumma, jeta e tij është një rrugë për punë në Kinë, një penallti e pritur kundër Realit dhe të luajë para 70 mijë tifozëve në “Allianz Arena”.

2761989-080-kwlC-U120942833121JmE-350x467@Gazzetta-Web_zoom
Gianluigi Donnarumma

Ky është portieri që edhe pse është vetëm 16 vjeç, është një gjigand me plot 1.97 cm gjatësi. Jo më kot në Itali po e quajnë Gigi i ri, duke e personifikuar me legjendën e portës italiane Gianluigi Buffon. Milan ka në duar një xhevahir të rrallë që duhet ta ruajë si sytë e ballit.

b1cbe5b8983ed8b4b2b6f70c3449b7a9-077-kwlC-U120942833121BPC-620x349@Gazzetta-Web_articolo
Duke pritur penalltinë e Acerbit

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.