Gilberto, dashuria dhe urretja e madhe e Tiranës

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Në fundin e merkatos verore drejtuesit e Tiranës kanë insistuar me të gjitha mënyrat që sulmuesi brazilian Gilberto Fortunato. Ai shikohej si një nga pikat më të forta në ofensivën bardheblu. Por tashmë llogaritë po dalin ndryshe. Gilberto është në përplasje të hapur me trajnerin e tyre. Sport Ekspres shkruajti i pari për një problem mes trajnerin Shkëlqim Muca dhe lojtarit në fjalë. Tirana me anë të një deklarate zyrtare bëri të ditur dhe hodhi poshtë këtë lajm duke kërkuar të fshihet pas gishtit, pasi koha tregoj se Sport Ekspres ishte shumë saktë në raportimin e tij. Trajneri ka deklaruar në konferenca me gjysmë zëri se lojtari ishte i sëmurë gjatë “braktisjes” së seancës stërvitore, por ndëshkimi i tij është evident, edhe pse gjërat bëhen në qetësi për të mos ngarkuar më shumë situatën.
image
Kujtojmë se Gilberto ka qenë njëri nga “heronjtë” që shpëtuan Tiranën 3 sezone më parë nga rënia në Kategorinë e Dytë. Trajneri ka të drejtë të zbatoj disiplinën e skuadrës, por Gilberto s’mund të ketë shkopin magjik për të shënuar golat kur forma mungon. Gjithsesi, këto situata i di më mirë trajneri Muca dhe stafi i tij. Thjeshtë askush s’mund të fshehi problemet e sulmuesit me trajnerin e tij. Cdo e keqe e ka një të mirë, mbase kjo situatë do të shërbejë që Gilberto të rikthehet ai që të gjithë fansët bardheblu njohin më parë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.