Gilberto “lag” me gol rikthimin bardheblu, rinovon Pashaj

0
SHPËRNDAJE

Një javë para fillimit te kampionatit, bardheblutë nuk kanë dashur të rrezikojnë ndonjë dëmtim. Prandaj miqësoren e planifikuar të luhej pasditen e sotme në Kavajë e anuluan. Skuadra është kthyer në kompleksin stërvitor “Skender Halili”, ku nga ora 18:00 ka nisur një ndeshje kontrolli me të rinjtë U-19, të cilën e kanë fituar, falë vetëm një goli të realizuar nga Gilberto. Kjo është firma e parë që vendos braziliani në një ndeshje me bardheblutë, pas rikthimit të tij. Për t’u evidentuar është fakti se ndeshja nuk është luajtur e gjitha, si pasojë e ndërprerjes nga rreshjet e dendura të shiut. Në testin e kontrollit kanë debutuar edhe përforcimi tjetër, Erjon Vucaj. Kjo mund të konsiderohet si prova gjenerale, para starit të kampionatit, javën e ardhshme.

tirana
Nga ndeshja me Tiranën U-19

Pashaj

Ndërkohë që është bërë zyrtar edhe rinovimi i mbrojtesit Entonio Pashaj. Akordi ishte gjetur që kohë më parë, ndërsa firma ka ardhur sot në ambientet e klubit. Pashaj konsiderohet lojtar teper i rëndësishëm për repartin mbrojtës, teksa vetë ai është shprehur tepër i kënaqur për zyrtarizimin e marreveshjes, siç bëhet e ditur në njoftimin e klubit tiranas. “Jam i lumtur që do te qëndroj sërish në shtëpi. Nuk e kisha vendosur asnjëherë në dyshim qëndrimin tim. Firma në kontratë ishte vetem një formalitet. E di që duhet të punoj shume për të ndihmuar skuadrën në realizimin e objektivave”, ka deklaruar Pashaj, i cili është pjesë e Tiranës prej 7 vitesh.
Tirana – Tirana U-19 1-0
Golat: Gilberton 35′
Formacioni i Tiranës: Frasheri, Muca, Pashaj, Smajli, Gerxhaliu, Bulku, Teqja, Vucaj, Fukui, Lika, Gilberto. U aktivizuan: Caka, Hoxhallari, Kavdanski, Malaj, Kadriu, Peci. Trajner: Shkelqim Muca.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.