Gilberto rivesh bluzën bardheblu, te Tirana vjen edhe një talent

0
SHPËRNDAJE

Gilberto Fortunato e ka nisur sot zyrtarisht aventurën numër 2 me Tiranën, pasi është bashkuar me skuadrën në stërvitje. Sulmuesi brazilian ka riveshur fanellën bardheblu, teksa stafi dhe ekipi i kanë rezervuar një pritje miqësore. Lojtari nuk do ta ketë të vështire të ambientohet te Tirana, ndërkohë që prezantimi i tij para mediave do të behet shumë shpejt.
gilEdhe një talent kërçovar, i quajtur Florian Kadriu është bashkuar sot me Tiranën në stërvitje. Mesfushori me tipare sulmuese ka gjetur akordin me bardheblutë dhe ka mbërritur sot ne “Skender Halili”. Ai ka spikatur ne kampionatin maqedonas, veçanërisht në miqësoren që bardheblutë zhvilluan ndaj Vllazërimit. Trajneri Shkëlqim Muca ka kërkuar ta shohë nga afër edhe për disa ditë të tjera 19-vjeçarin, për të vendosur me pas për të ardhmen e tij si bardheblu.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.