GILMAN LIKA FTESË TIFOZËVE. ME JU PRANË, VLLAZNIA MË E FORTË

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kapiteni i Vllaznis Gilman Lika ne konferenc për shtyp ne prag te ndeshjes me Teuten.

Lika:Ndeshja me Teutën është e vështirë por mendoj se nuk ka asnjë ndeshje të lehtë në këtë kampionat. Do të jetë njëlloj sikur të luajmë me Lushnjën, Teutën apo dhe Skënderbeun. Secila do vlerësim maksimal. Sfida me durrsakët mendoj se ka vështirësinë e vet sepse Teuta këto vitet e fundit ka bërë një futboll të bukur por nga ana tjetër besoj se Vllaznia i ka mundësitë dhe përbërjen për ta fituar ndeshjen.

Lika:Unë kam dëshirë që stadiumi të mbushet plot. Mbase nuk do të mbushet plot këtë herë ndaj Teutës por jam i bindur se nesër tifozët kanë për të qenë të shumtë në numër në shkallët e “Loro Boriçit”. Çdo është në dorën tonë. Na mbetet ne të japim maksimumin dhe të kemi një ecuri pozitive rezultatesh dhe pastaj nuk do të jetë e nevojshme t’i bëjmë thirrje tifozëve të vijnë në stadium sepse ata vijnë vetë”.

Lika:Nga sa kam parë unë tek ekipi që nga fillimi i fazës përgatitore dhe deri më sot, mund t’u them se nuk jemi vetëm unë, Vucaj e Hasani. Ka edhe lojtarë të tjerë me cilësi të jashtëzakonshme por që duan të kenë më shumë besim tek vetja dhe nëse ndodh kjo, me kalimin e kohës ju garantoj se ky ekip ka për të shkuar shumë larg. Ardhja e Ribajt ka ndihmuar tek Vllaznia në fazën sulmuese. Ai është një lojtar i evidentuar në Superligën shqiptare. Duke ditë se në sulm kishim vetëm një lojtar, ishte e domosdoshme gjetja e një sulmuesi tjetër dhe ardhja e këtij lojtari besoj se do të ndikojë për mirë tek skuadra.Nëse gjërat shkojnë normalisht dhe nuk kemi probleme me dëmtimet apo gjëra të tjera, i garantoj të gjithë se kjo Vllazni nuk ka për të zhgënjyer askënd këtë sezo.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU