Gilman Lika zyrtarizon: U riktheva në shtëpi

0
SHPËRNDAJE

Lojtaret e Tiranes, duke festuar shenimin e nje goli gjate ndeshjes se futbollit, Kastrioti-Tirana, 2-3, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin e Krujes.

Mesfushori shkodran Gilman Lika ka shprehur kënaqësinë e tij në lidhje me transferimin te Tirana. Siç raportuam edhe gjatë ditës këtu në minuta90.com, ku konfirmuam afrimin e shkodranit te bardheblutë, ky i fundit dha këto deklarata për mediat: “Jam shumë i lumtur që po rikthehem të luaj për Tiranën. Kemi arritur një marrëveshje për të gjitha detajet dhe është hedhur firma në kontratë. Kuptohet që Shkodra është shtëpia ime, por mund të them se Tirana është shtëpia ime e dytë dhe në të njëjtën kohë zgjedhja ime e parë.”

11403399_1601679360088180_3551546906376176902_n

Kujtojmë që mesfushori shkodran ka pasur një konflikt të hapur me bardheblutë për shkak të 30 mijë eurove të prapambetura të klubit përkundrejt lojtarit, mosmarrëveshje të cilat duke se janë sheshuar pas kësaj marrëveshjeje të re.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.