Giovanni De Biasi nderohet me çmimin “Ordine della Stella d’Italia”

0
SHPËRNDAJE


Federata Shqiptare e Futbollit nëpërmjet një njoftimi zyrtar në faqen fshf.org, ka bërë të ditur ceremoninë që do të zhvillohet nesër për Giani De Biasin. Tekniku italian do të marrë një çmim fantastik nga Ambasa Italiane për gjithçka ka dhënë në Shqipëri.

“Ambasada Italiane në Tiranë dhe vete Ambasadori Alberto CUTILLO do ti dorëzojnë ditën e martë në orën 17.00 në Rezidencën e Ambasadës, Çmimin: “Ordine della Stella d’Italia”, trainerit të ekipit kombëtar të futbollit, Giovanni De Biasi.

Nje Çmim i tillë Klasifikohet për nga niveli si vlerësimi i dytë shtetëror italian për të gjithë ata persona me shtetësinë italiane, të cilët në vënde të ndryshme kanë promovuar fort vlerat e miqësisë dhe të bashkëpunimit mes Italise dhe popujve të tjerë. Këtë Çmim e Propozon Ministri i Jashtëm italian dhe e jep Shkëlqesia e tij, Presidenti i Republikes Italiane.

Traineri i Përfaqësueses shqiptare ka mbërritur në kryeqytet që këtë të hënë, ku të nesermen do të vlerësohet dhe do të marre Çmimin “Cavalliere di Gran Croce”, nga Ambasadori Italian në Tiranë, z.Cutillo”, shkruhej në njoftimin e FSHF-së.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.