Giovinco & David Villa “show” në MLS, përfundon 4-4

0
SHPËRNDAJE

COLUMBUS, OH - MARCH 14:  Sebastian Giovinco #10 of the Toronto FC in action against the Columbus Crew SC on March 14, 2015 at MAPFRE Stadium in Columbus, Ohio.  (Photo by Jamie Sabau/Getty Images)

Gola dhe spektakel në Yankee Stadium të New Yorkut në sfidën midis Torontos së Giovincos dhe New Yorkut të David Villas. Ndodh gjithçka në 4-4 finale të kësaj ndeshjeje ku protagonist absolut është ish juventini Giovinco me një tripletë  të shënuar, një penallti të humbur, një shtyllë dhe një assist për Delgadon. Protagonisti tjetër i mbrëmjes ishte spanjolli David Villa i cili ju përgjigj Giovincos me një dopietë dhe po ashtu një penallti të humbur.

Në pritje të debutimit të Andrea Pirlos dhe Frank Lampard, tifozët amerikanë kanë mundur të shijojnë një tjetër ish protagonist të futbollit europian, Sebastian Giovinco i cili i ka mahnitur të pranishmit me paraqitjen e zhvilluar. Italiani me tripletën e shënuar arrin në kuotën e 11 golave në kampionat, që mund të ishin më tepër nëqoftëse dy goditjet e përfunduara në shtyllë do të ishin më të sakta.

villa

Në pjesën e dytë David Villa fiton dhe transformon një 11 metërsh duke barazuar shifrat. Në minutën e 82-të Giovinco tregon edhe njëherë aftësitë e tij duke dribluar gjysmën e mbrojtësave kundërshtarë dhe servirur një assist të artë për Delgadon i cili duhet vetëm ta shtyjë topin në rrjetë. Pa u shuar ende entuziazmi i golit të avantazhit, Mullins shënon me kokë dhe barazon përfundimisht rezultatin në 4-4 duke mbyllur një sfidë spektakolare. Sebastian Giovinco ka vendosur një rekord personal duke u bërë lojtari i parë në historinë e Torontos që shënon një triplet.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.