Gjakoset stadiumi në Bagdad

0
SHPËRNDAJE

sulmi i isis

Terrori që po rrënjosin grupi famëkeq terrorist “ISIS” duket se nuk do të ndalet. Pas tragjedisë në Francë, Turqi, Belgjikë, e sulmet e përgjakshme në Siri që morën qindra jetë njerëzish, këtë herë shenjestra e tyre e radhës u bë një stadium në rrethinat e Bagdatit ku po zhvillohej një ndeshje futbolli dhe një kamikaz hodhi veten në erë duke shkaktuar një tragjedi të madhe. Raportohet se 65 persona kanë humbur jetën dhe mbi 50 janë plagosur. ISIS ka marrë përsipër sulmin disa orë pas shpërthimit.
Qyteza ku ndodhi sulmi Iskandarjah është bërë vendi I atentateve të ISIS. Mos ndoshta është hakmarrje për dy lideret e tyre që humbën jetën nga sulmi I oragnizatave anti-terror ? Apo mos ndoshta sulmet e tyre do jenë të vazhdueshme kudo, duke mos kursyer asgjë?

S'KA KOMENTE

Comments are closed.