Gjashtë gola për një pikë në Pogradec

0
SHPËRNDAJE
Loading...

15151547_10154534232267254_1243004048_nPlotë gjashtë gola ka rezervuar ndeshja e parë javës në Kategorinë e Parë. Pogradeci dhe Lushnja kanë ndarë nga një pikë me njëra-tjetrën në një ndeshje të rivalizuar. Në fillim ishte Lickollari që kaloi në avantazh vendësit, por Bizhyti barazoi duke mbyllur pjesën e parë në shifrat 1-1.

Në pjesën e dytë vendësit hidhen në sulm dhe pas disa mrekullive të portierit mik Spaho, është Shyti që gjen golin për vendësit. Por Lushnja nuk dorëzohet dhe shënon me anë të Branicës me një gol të bukur pas krosimit të Maganit nga e djathta.

Vendësit kanë ende për të thënë dhe me anë të Bangura arrinë golin e avantazhit sërish tek sa afrikani shënon me një gjuatjte të devijuar brenda zone. 3-2.

Por për të barazpeshuar shifrat mendon veteran Cela me një goditje dënimi perfekte. Ndeshja u mbyll në shifrat 3-3 dhe mund të thuhet se ishte spektakolare.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.