Gjasula asist në Bundesligën 2, humbin Rama e Kapllani

0
SHPËRNDAJE

gjasulNë Bundesligën 2, gjithmonë e më protagonist po bëhet mesfushori shqiptar Jurgen Gjasula, i cili pasi javën e kaluar pati shënuar gol, këtë radhë ka dhënë asist, duke ndikuar direkt në fitoren e vështirë që ka marrë Greuther Furth 3-2 ndaj Nurenberg. Ai ka shërbyer për ëeilandt, autor i avantazhit të Greuther Furth, që ka përmbysur rezultatin. Ndonëse goli i fitores ka ardhur vetëm në shtesë. Ndërkohë që shënues në këtë ndeshje për Furth ishte edhe kosovari Veton Berisha, i cili mban kombësi norvegjeze.
Titullar në javën e gjashtë të kampionatit gjerman ka qenë edhe Valdet Ram, i cili ka qendruar vetëm në një pjesë loje në humbjen e pësuar 3-0 nga Munich 1860 në fushën e Dusseldorf. Humbje ka pësuar edhe Edmond Kapllani, Fraknkfurti i të cilit u mund po 3-0, por në fushën e vet nga Braunschëeig. Sulmuesi durrsak u fut si zëvenësues në të 76′, atëherë kur shifrat e takimut ishin 0-2.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.