Gjasula dhe Berisha protagonistë për mirë dhe keq tek Furth

0
SHPËRNDAJE

Legjionarët/ Jurgen Gjasula dhe Valmir Berisha kanë qenë të pafat ditën e sotme teksa ekipi i tyre Greuther Furth barazoi në transfertën e Bochum me rezultatin 2-2. Të dy lojtarët shqiptarë kanë qenë titullarë në këtë përballje duke qenë gjithashtu protagonistë, për mirë e për keq. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1, ndërkohë në fraksionin e dytë të lojës Valmir Berisha në minutën e 66′ kaloi Greuther Furth në avantazh duke krijuar idenë se ishin drejt fitore duke parë edhe faktin se kundërshtari luante me një lojtar më pak.

Jurgen Gjasula
Jurgen Gjasula

Teksa po mendohej se ndeshja do të përfundonts me fitoren e miqve, Rafal barazoi shifrat në minutën e 91′ duke i dërguar shifrat në 2-2. Ndërkohë në minutën e 97′ Jurgen Gjasula do të bëhej protagonist negativ për skuadrën e tij. Mesfushori nga Tirana u ndëshkua me karton të kuq duke bërë që skuadra e tij t’a mbyllte ndeshjen me 10 lojtarë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.