Gjasula dy asiste për të mposhtur Atletico Bilbao (video)

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Jurgen Gjasula po bëhet shumë shpejt protagonist te ekipi i tij i ri gjerman i Greuther Furth. Në miqësoren e së martës ku u përball me klubin e njohur spanjoll Atletico Bilbao, Gjasula u kthye në trurin e skuadrës gjermane duke krijuar raste, dy prej të cilave u kthyen në gola nga shokët e tij të skuadres. Edhe pse u gjendën në disavantazh të dy golave, gjermanët e kthyen rezultatin në 2-3 falë pasimeve të arta të shqiptarit Gjasula i cili para kalimit te Greuther Furth ka luajtur për VfR Aalen në Bundesligën 2 gjermane.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.