Gjasula protagonist, penallti dhe gol në Gjermani

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Jurgen Gjasula është bërë autor i një goli sot me Greuther Furth në ndeshjen në transfertë përballë Duisburg, e vlefshme për javën e pestë të Bundesligës 2 në Gjermani. Mesfushori shqiptar, i cili prej kohësh nuk thirret nga De Biasi në Kombëtare, është bërë protagonist fillimisht me një goditje dënimi spektakolare, që është pritur vetëm për çështje fati nga portieri kundërshtar. Por më pas ka fituar në të 50′ një penallti, të cilën po vetë e ka kthyer në gol, duke tundur rrjetën për herë të parë në këtë sezon dhe duke i dhënë skuadrës së tij barazimin e përkohshëm 1-1.

gjas
Jurgen Gjasula (në mes) duke festuar golin

Madje ka marrë edhe një karton të verdhë në ndeshjen që si përfundim është fiksuar në shifrat 2-2. Kjo ka qenë pika e pestë e marrë nga Greuther Furth në 5 ndeshje, çka tregon për një nisje jo fort të mirë të skuadrës ku luan shqiptari. |Pas tre humbjeve radhazi, ky barazim i arritur në minutat e fundit na jep besim. Shpresoj që të na japë pak nxitje për të ardhmen”, ka thënë mesfushori në funs të takimit. Përtej rezultateve duhet thënë se Gjasula është shndërruar në një element me rëndësi për trajnerin Ruthenbeck.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.