Gjasula shënon dopietë. Greuther Furth fiton 5-1

0
SHPËRNDAJE

imageLegjionarët/ Duket se lojtarët shqiptarë që luajnë në Europë po kalojnë një formë mjaft të mirë në këtë fazë përgatitore me ekipet e tyre. Pas Balajt dhe Sadikut, tani emrin e ka futur në këtë listë edhe Jurgen Gjasula. Mesfushori i cili është pjesë e ekipit Greuther Furth, ka shënuar dy gola në ndeshjen e fundit miqësore që ekipi ka zhvilluar ndaj Vysocina Jihlava. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 5-1, dhe Gjasula, i cili ka veshur edhe fanellën e kombëtares për disa ndeshje ka shënuar një dopietë, dhe gjithashtu ka zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.