Gjasula titullar në fitoren e Greuther Furth

0
SHPËRNDAJE

imageLegjionarët/ Greuther Furth i Jurgen Gjasulës ka marrë sërisht një fitore në Bundesligën 2, dhe tashmë afrohet ndjeshëm me kreun e renditjes, ku distanca është vetëm 3 pikë. Ekipi ku aktivizohet edhe mesfushori shqiptar fitoi në transfertë përballë ekipit të Braunschwig me rezultatin e ngushtë 0-1. Gjasula luajti në të gjithë takimin, por edhe pse nuk shënoi ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë. Ndeshje pas ndeshje mesfushori po kthehet në liderin e ekipit gjerman, teksa po e udhëheq drejt ëndrrës së rikthimit në Bundesligë. Çdo gjë është e mundur tashmë, pasi distanca është vetëm 3 pikë me ekipin e Freiburg, ku aktivizohet edhe mesfushori i Kombëtares, Armir Abrashi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.