Gjendja e Tiranës, reagojnë “Fanatics”

0
SHPËRNDAJE

DEKLARATË E TIRONA FANATICS

“Duke parë rezultatet e vazhdueshme negative të ekipit, duke qenë dëshmitarë të një merkatoje të dështuar dhe menaxhimit skandaloz të shumë situatave nga stafi teknik i klubit, në kujtesë të një premtimi të dhënë para kampionatit se “ose dal kampion, ose dorëzoj çelsat”, dhe duke qenë të ndërgjegjshëm se objektivat që na premtohen prej vitesh mbeten vetëm gënjeshtra, TIRONA FANATICS kanë vendosur të reagojnë në mënyrën e tyre duke nisur nga ndeshja e rradhës.”

Tifozët e Tiranës në stadium
Tifozët e Tiranës në stadium

“I bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të tifogrupit, tifozëve, dashamirësve të TIRONËS dhe legjendave të SportKlubit ndër vite që e ndiejnë se kjo e sotshmja nuk është TIRONA e tyre, të mos hyjnë në stadium në ndeshjen ndaj Flamurtarit.  Por, duke qenë besnik të motos sonë “Afër Tironës, larg Mashtrimit”, FANATICS do të mblidhen tek sheshi pranë stadiumit “Selman Stërmasi, 1 orë para ndeshjes.  Të gjithë bashkë për t’i treguar drejtuesve të klubit, aksionerit kryesor dhe atij në minorancë, si dhe gjithë ekipit, se Tirona nuk është mall pa zot. TIRONA është: për NE dashuri mbi gjithçka, për JU përgjegjësi.”

T.F. ’06
T’PARËT, T’VETMIT!

S'KA KOMENTE

Comments are closed.