Gjergji Muzaka: Duam ta shtrojmë sa më shpejt rrugën për të shkuar te titulli kampion

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Gjergji Muzaka shënoi golin e katërt të Skënderbeut në fitoren e korçarëve me Teutën, ndërkohë që mesfushori foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport për këtë fitore dhe çështje të tjera.

Muzaka

“Çdo ndeshje është e vështirë, na ndodhi në pjesën e parë, por e treguam në pjesën e dytë që vijojmë marshimin”

“Penalltia e lënë nga Lilaj? Kjo mbase është një nga çelësat e suksesit. Kemi harmoni dhe e përçojmë edhe në fushë”.

“Jam përshtatur shumë mirë me rolin. Ekipi ka luajtur mirë, si në kampionat, si në Europë. Mbase keqardhje që nuk kam luajtur më parë”.

“Kush do na mundë? Nuk ka rëndësi emrat e skuadrave. Do futemi në fushë për të fituar. Shpresoj të mos humbin deri në fund të sezonit”.

“Është një pozicion ku shfaqesh për të shënuar, kjo falë aftësive që ka Soue, duke krijuar shumë zona të lira. Duke shfrytëzuar shpejtësinë dhe përvojën shpresoj të shënoj edhe nga aksionet e lojës, jo vetëm me penallti”.

“Çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes? Që në fillim kishim si synim të ishim agresivë dhe të impononim ritmin tonë. Mbase nga goli ishim disi të përgjumur. Në dhoma edhe trajneri, edhe ne lojtarët vetë, u shkundëm disi dhe e imponuam ritmin tonë. Kjo u pa, dhe nga momenti në moment prisnim të kalonim në avantazh. Duam ta shtrojmë sa më shpejt rrugën për të shkuar te titulli kampion”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.