Gjergji Muzaka:Ndeshjen e vendosën episodet

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Autori i golit në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Dinamos se Kievit Gjergji Muzaka flet per “supersport”  Muzaka: Vendosën episodet, dy minuta bëm diferencën Të gjithë e dinim forcën e kundërshtarit. E kishim përgatitur shumë mirë ndeshjen dhe gjatë pjesës së parë e interpretuam mirë, duke u mbrojtur dhe duke shfrytëzuar mundësitë. Në futboll episodet vendosin shumë: fillimi i pjesës së dytë ishte i keq për ne, sepse humbëm përqendrimin apo për meritë të kundërshtarit. Ato dy minuta bën diferencën. Kundërshtari ka aftësinë të administrojë avantazhin dhe duke parë rivalët gjithccka vështirësohet. “

Goli? Janë episodet që gjatë ndeshjes një lojtar e lexon situatën, nëse do të pasojë apo do të ketë hapësirë për të avancuar. Unë pashë hapësirë përpara, edhe mbrojtësi u tërhoq.” Muzaka:Arma kryesore e Skënderbeut ka qenë fryma e grupit. Duhet të jemi të sinqertë, ku cdo ekip që kemi pasur përballë gjatë kualifikueseve ka qenë favorit. Fryma e grupit dhe eksperienca na kanë ndihmuar të ecim përpara. Por, kur luan në nivelet e ekipeve si Dinamo e Kievit është e vështirë. Megjithatë, motivimi i skuadrës dhe përqendrimi ka qenë gjithmonë në nivelet maksimale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU