Gjermani fiton dhe merr kreun. Rezultatet e ndeshjeve të tjera

0
SHPËRNDAJE

Gjeorgji – Skoci 1-0
Gjeorgjia ka mposhtur ekipin e Skocisë në fushën e vet në një ndeshje e cila ishte e barabartë për nga mënyra si u zhvillua. Një gol në pjesën e parë nga ana e Kazaishvili në minutën e 38′ ka vulosur takimin, teksa skocezët nuk kanë patur forca për të barazuar takimin duke marrë kështu një humbje që i’a ndërlikon pozitat në renditje.

Ishujt Faroe – Irlandë e Veriut 1-3
Iralanda e Veriut merr një fitore të rëndësishme përballë modestëve të Ishujve Faroe dhe vazhdonë në këtë mënyrë kryesimin e grupit F me 16 pikë. Pjesa e parë përfundoi në barazim 1-1, ndërsa pjesa e dytë foli krejtësisht për irlandezo veriorët që shënuan edhe dy herë të tjera për të vulosur rezultatin përfundimtar 1-3.

Gjermani – Poloni 3-1
Kampionët e Botës tregojnë “dhëmbët” ndaj Polonisë duke i mposhtur pa shumë probleme me rezultatin 3-1, duke i marrë edhe kreun e renditjes. Thomas Muller hapi serinë e golave në minutën e 12′ ndërsa Mario Götze dyfishoi rezultatin në të 19′-tën, duke dhënë kështu idenë e një ndeshje të lentë për “Panzerat”. Robert Lewandovski ngushtoi distancën e golave në minutën e 37′, por ky gol nuk mjaftoi. Mario Götze do të bëhet sërisht protagonist teksa ka vulosur fatin e ndeshjes duke shënuar golin e tretë për Gjermaninë dhe të dytin personal për të në minutën e 82′.image

Gjibraltar – Irlandë 0-4
Irlanda merr një fitore mjaft të lehtë përballë një kundështari diletant me rezultatin 0-4, duke konsoliduar pozitat në vendin e trete në grupin D. Ka qënë një përballje e thjeshtë teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1 pas golit të Christie. Në pjesën e dytë ishte veterani Robbie Keane që realizoi një dopietë, teksa golin e katërt e shënoi sulmuesi Shay Long.

Greqi – Finlandë 0-1
Finlands mposht Greqinë e një mijë e një problemeve me rezultatin 0-1. Finlandezët zhvilluan një ndeshje të mirë, teksa ekipi grek ishe totalisht jashtë loje. Në këto eliminatore Greqia ka vetëm dy pikë në 7 ndeshje duke prekuer vendin e fundit, ndërsa ekipi i Finlandës merr një fitore më tepër për moral. Goli i shënuar nga Pohjanpaolo në minutën e 75′ kishte vlerën e 3 pikëve për ekipin mik.

Hungari – Rumani 0-0
Ka rezultuar një ndeshje e fortë ajo midis Hungarisë dhe Rumanisë, të cilat kanë si synim arritjen e vendit të dytë në grupin F. Rumania është më e kënaqur pas këtij barazimi pasi ruan vendin e dytë dhe distancën prej 3 pikësh, ndërsa Hungaria humbet një shans të artë për t’a kapur atë teksa nuk arrit të fitonte ndeshjen më të rëndësishme të këtyre eliminatoreve për ta.

Serbi – Armeni 2-0
Ekipi i Serbisë merr një fitore morali përballë Armenisë, duke qëndruar kështu të dyja ekipet në vendin e fundit. Serbët dalin kështu nga zona minus e pikëve dhe arrin në kuotën e 1 pike së bashku me Armeninë. Një fitore që nuk vlen kjo, pasi tashme çështja e kualifikimit në grupin I tashmë është mbyllur.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.