Gjermania, “lumë” rastesh për një gol

0
SHPËRNDAJE

gjermaniaGjermania dominon totalisht ndeshjen me Irlandën e Veriut, por në fund fiton me rezultatin minimal 1 – 0, ashtu si Polonia ndaj Ukrainës.

Në këtë mënyrë është Gjermania që renditet në vendin e parë në grupin C, me Poloninë në vend të dytë, ndërsa Irlanda renditet e treta me 3 pikë duke shpresuar të kalojë më tej.

Përballja Gjermani – Irland e Veriut u dominua nga gjermanët, që në pjesën e parë patën disa mundësi të mirë shënimi me Myler, Gëce dhe Gomes, më këtë të fundit që shënoi në minutën e 30-të të takimit.

Dominimi vazhdoi gjatë 90 minutave, me Myler që godet shtyllën e traversën, por deri në fund nuk ka më asnjë gol.

Polonia në krahun tjetër, e mbylli pjesën e parë me Ukrainën në barazim pa gola, ndërsa në të dytën ishte Blazhikovksi që shënoi golin e fitores në minutën e 54-të.

Ai gol mbeti në fuqi deri në fund, dhe verdikti i grupit C në fund është ky: Gjermania 7 pikë, Polonia 7 pikë, Irlanda e Veriut 3 pikë dhe Ukraina 0 pikë.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.