Gjermania ruan kryesimin edhe në Skoci. Përmbledhje e ndeshjeve të tjera

0
SHPËRNDAJE

Skoci-Gjermani 2-3
image
Gjermania tregon edhe njëherë se kush komandon në grupin e tyre. Ekipi i drejtuar nga Joachim Low ka arritur të fitojë edhe në fushën e Skocisë me rezultatin 2-3. Një dopietë e Muller dhe një gol i Gundogan kanë bërë të pavlefshëm autogolin e Hummels dhe McArthur të cilat barazuan përkohësisht rezultatin. Me këtë fitore gjemanët vazhdojnë kryesimin dhe hedhin një hap të madh drejt kualifikimit dhe vendit të parë.

Poloni-Gjibraltar 8-1

Një fitore me goleadë kjo e Polonisë përballë një ekipi modest si Gjibraltari, por që ekipi polak nuk e ka “mëshiruar” aspak teksa ka shënuar plot 8 gola në këtë përballje. Një ndeshje pa shumë histori dhe me vetëm një skuadër në fushën e lojës. I vetmi lajm në këtë sfidë ishte fakti që Gjibraltari shënoi të paktën golin e nderit.

Finlandë-Ishujt Faroe 1-0

Ka mjaftuar një gol i Pohjanpalo në pjesën e parë për t’i dhënë një fitore shprese ekipit të Finlandës e cila ende shpreson për të arritur një vend në play-off. Ndeshja e fituar ndaj Ishujve Faroe e afron akoma me shumë Finlandën me vendin e tretë që i ndajnë vetëm 3 pikë, teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje për t’u luajtur.

Rumani-Greqi 0-0

Një ndeshje e thatë dhe pa gola ajo që u zhvillua në Rumani mes vëndasve dhe ekipit grek. Rumunët dëshironin me patjetër një fitore për të vazhduar rrugën drejt kreut, por që nuk arritën t’ia dilnin përballë një Greqie me mjaft probleme, e cila nuk bëri asnjë goditje në portë. Me këtë barazim Rumania qëndron në vendin e dytë me 16 pikë, ndërkohë që Greqia qëndron në kuotën e 3 pikëve.

Irlanë e Veriut-Hungari 1-1

Irlanda e Veriut ka arritur të ruajë kryesimin e grupit F pas barazimit të marrë përballë ekipit të vendit të tretë, Hungarisë e cila përfundoi 1-1. Një ndeshje me mjaft emocione kjo, rezultati i së cilës u vendos vetëm në minutën e 93′. Irlanda e Veriut kryeson ke 17 pikë, e ndjekur nga Rumania me 16 dhe Hungaria me 13 pikë.

Irlandë-Gjeorgji 1-0

Ka mjaftuar një gol i Walters dhe Irlanda ka marrë fitoren e rradhës përballë Gjeorgjisë e cila e mban në vendin e tretë, të gatshëm të përfitojnë për ndonjë hap fals të Polonisë. Irlanda ndodhet në vendin e tretë me 15 pikë, ndërsa Polonia mban vendin e dytë me 15 pikë teksa grupi kryesohet nga Gjermania më 19 pikë të grumbulluara.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.