Gjici akord me Bashkinë Shkodër, ka pakënaqësi nga drejtuesit aktual

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Orët po qarkullojnë zëra për një akord të mundshëm midis Safet Gjici dhe Bashkisë Shkodër për të marrë drejtimin e Vllaznisë. Ende nuk ka asgjë zyrtare dhe kjo gjë mbetet ende në kuadrin e fjalëve, teksa tifozët shkodranë tashmë kanë filluar të ëndërrojnë. Pavarësisht fjalëve të mira që qarkullojnë, sipas vetë tifozëve kuqeblu ka edhe nga ata që nuk e dëshirojnë afrimin e Gjicit në krye të skuadrës. Lajmet që po qarkullojnë në rrjetet sociale, sipas shkodranëve, bëjnë të ditur se administratori Neritan Kalamishi e ka ironizuar këtë çështje, ndaj edhe mund të ketë pakënaqësi dhe përplasje mes palëve.
image
Gjithashtu kujtojmë se edhe në të kaluarën ka patur përplasje midis palëve, teksa ka qënë anëtari i Këshillit Bashkiak, Erogen Vaso, ai që akuzonte presidentin Gjici se kishte blerë 4 ndeshjet me Vllazninë në sezonin që sapo u mbyll. Kjo çështje shkoi edhe në prokurori, por ende nuk dihet se ku ka përfunduar.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.