Gjici: Federbetit do i marrim 30 milionë euro

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, ka dhënë një prononcim në gazetën “Sport Ekspres”, teksa është shprehur se akuzat nga Federbet nuk vijnë rastësisht, por janë të nxitura nga Shqipëria.

Ai garanton se do ta ndjekin çështjen me ta deri në fund në gjyq, ndërkohë që thekson se kjo bëhet me idenë se mund t’i heqin titullin kampion Kukësit.

“Federbeti është nxitur nga konkurrentët tanë këtu në Shqipëri, ose nga persona që kanë si synim të njollosin Kukësin. Mendojnë se mund të marrin tituj, duke njollosur Kukësin, duke nxitur kompani të tilla për të hedhur baltë mbi ne. Nuk e pranojmë aspak diçka të tillë dhe do të kërkojmë të dëmshpërblehemi maksimalisht, siç kam thënë, me 30 milionë euro. Ata kanë bërë akuza pa asnjë fakt dhe pa asnjë provë. Di të them vetëm se do të mbajnë përgjegjësi”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.