Gjici “i heq veshin” skuadrës, përqëndrim ndaj Laçit

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Kukësi bëhet gati për sfidën e radhës në kampionat, atë kundër Laçit të cilën do ta luajë në shtëpi, e vlefshme për javën e 31-të të Superligës.

Duke parë se kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në fund të sezonit, verilindorët nuk kërkojnë të bëjnë hapa fals, ndërsa presidenti i klubit, Safet Gjici ka thirrur në një mbledhje futbollistët e skuadrës së bashku me stafin teknik.

Numri 1 i klubit të Kukësit ka kërkuar përqendrim maksimal kundër Laçit dhe tri pikët me çdo kusht. Gjici ka kërkuar nga të tijtë që të mos përsëritet paraqitja e bërë në pjesën e parë ndaj Tiranës, ku verilindorët ishin të paqartë në lojën e tyre.

Presidenti i Kukësit ka vendosur ultimatum për këtë përballje të radhës ndaj Laçit, në mënyrë që skuadra të marrë fitoren e radhës për të vijuar e sigurt drejt synimit madhor, titullit kampion.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.