Gjici i përmbajtur: Nuk e kam vendosur çfarë do bëj

0
SHPËRNDAJE

11822222_10153429335702254_144190015_o
Gjici me drejtues të Kukësit i gëzohen golit të Moreirës ndaj Legias

Presidenti Safet Gjici i Kukësit ka arritur ti mbajë emocionet duke u përmbajtur pas atyre ngjarjeve që ndodhën në takimin Kukësi – Legia me pasojë ndërprerjen përfundimtare të takimit në fillim të pjesës së dytë kur rezultati shënonte 1-2 për polakët.

I pyetur nga Panorama Sport, Gjici është prononcuar shkurtimisht kështu: “Do ta rishoh pozicion tim te Kukësi. Do të mendohem gjatë këtyre ditëve dhe do të vendos. Eshtë një situatë që nuk i shkon aspak përshtat Kukësit dhe synimeve që ka ky klub. Kemi bërë gjithçka për këtë skuadër e për këtë tifozeri dhe nuk e meritonim kurrsesi që të ndodhte kështu”.

Burime konfidenciale thonë se durimi i Gjicit këtë here i ka kaluar caqet dhe kjo ndeshje vulosi fundin e drejtimit prej tij të nënkampionëve të Shqipërisë. Megjithatë nuk mund të përjashtohet mundësia e një reagimi shkaktuar nga gjendja emocionale që është mëse e kuptueshme duke parë rrjedhën e ngjarjeve.

Nuk është hera e parë kjo që presidenti Gjici shprehet i pakënaqur nga sjellja e tifozerisë së Kukësit pasi këtij klubi i është dashur të përballet shpesh me gjoba të rënda nga UEFA për parregullsitë e krijuara por kjo e fundit ndaj Legias mund ti ketë vënë kapakun erës Gjici.

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.